Renditet 77 vende më lart, Hysa për përballjen me kampionin latin të boksit: Do tregohem agrevis, fitorja më çon tek më të mirët e botës

26 Korrik 2023, 15:48

Të shtunën boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa do përballet me një kundërshtar tejet të fortë që renditet 77 vende më lart se ai. Megjithatë për Report TV, 38-vjeçari nga Shkodra, thotë se do të tregohet shumë agresiv për të marrë fitoren që do ta ngjiste shumë në renditje botërore.