Superliga shqiptare e futbollit mbylli zyrtarisht këtë të diel vitin 2024. Në "Niko Dovana" të Durrësit Teuta dhe Bylis barazuan pa gola në një ndeshje që "u refuzua" nga tifozët.
Në tribunën "për karshi" tifozët mund të numërohen me "gishtat e njërës dorë", teksa këtë sezon mungesa e tyre në stadium ka qenë plagë për futbollin. Thuajse në çdo ndeshje ka pasur mungesë interesi për shkak të garës së munguar dhe cilësisë së produktit.
Një gjë e tillë u pa edhe këtë të diel në Durrës, aty ku u duk se u luajt një miqësore vere dhe skuadrat ndodheshin në fazën përgatitor