Afro katër muaj e gjysmë nga fitorja e fundit në Superligë, Tirana është rikthyer te tri pikët dhe këtë e ka bërë duke përmbysur 2-1 Skënderbeun në "Air Albania". Dopieta e Prengaj në pjesën e dytë ishte deçizive për bardheblutë e Bledi Shkëmbit, që shohin fitoren e parë në javën e shtatë të sezonit të ri.
Në kryeqytet ndeshja u karakterizua nga një luftë sportive, me miqtë korçarë që gjetën epërsinë në minutën e 38-të pas penalltisë të kthyer në gol nga Ermir Rashica.
Fraksioni i dytë i lojës ishte me një tjetër fytyrë për vendasit, që vendosën ekuilibrat me Fatmir Prengaj. Vetëm pak sekonda nga nisja e ndeshjes, sulmuesi lëvizi mirë në zonë, shmangu rivalët dhe me një të djathtë të saktë ia ndali sferën në rrjetë Marco Aliajt.