Operacioni kundër Çapjave, zbardhen 3 ngjarje të vjetra, arrestohen Florenc Çapja edhe dy gazetarë në Tiranë që i dhanë licencën e kabllorit /EMRAT

14 Qershor 2019, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2019-06-14 20:37:03

TIRANE - Pas disa viteve hetime dhe përgjime zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohet fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu zbulohet dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-së në dy ditë kryen kontrolle të shumta në Elbasan, në operacionin e koduar “Krasta” që u finalizua me arrestimin e Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Çapja u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.

Hetimet e nisura vite më parë kanë vënë në përgjim një numër të madh personash, mes të cilëve edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Çapja duke zbuluar kështu një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura ndër vite, pa autorë. (Tre ngjarjet e vjetra kriminale që u zbuluan nga hetimet)

Por, mbajtja nën përgjim e fisit Çapja nxori në pah edhe një aferë korruptive nga anëtarë të Autoritetit të Mediave Audio-vizive, mes të cilëve edhe dy gazetarë të njohur. Përgjimet nxorën se në mënyrë të jashtëligjshme, ata kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë.

Ata u arrestuan me masë arresti nga Gjykata për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë këtij operacioni policia ushtroi kontroll në mbi 50 banesa dhe objekte të tjera, ku u sekuestruan armë, drogë e një sërë provash të tjera, ku u zbulua edhe një 40-vjeçar i akuzuar për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”. Ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Report Tv zbardh emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.

Të arrestuarit për korrupsionin në AMA
1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh
2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.
3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA
4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
5.    Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”

Të arrestuar për ngjarjet kriminale

Florenc Çapja, 38 vjeç i akuzuar për “Vrasje me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili ndodhet në qeli për një tjetër vepër penale në burgun e Elbasanit

H.Gj (S), 40 vjeç, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”

Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - i shpallur në kërkim

Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” - i shpallur në kërkim

Ervis Bardhi 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan -  i shpallur në kërkim

Etien Çani. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan -  i shpallur në kërkim

Provat materiale të sekuestruara
Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.
Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm
Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.
26 copë fishekë, model 54.
4 jelekë antiplumb
Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING
Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.
7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.
4 radio marrëse dhe dhënëse
Një peshore elektronike