Ylli Merja: Rënia e flokëve pas Covid-19, ja si ta trajtoni me këto vajra bimorë

6 Dhjetor 2021, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2021-12-06 12:28:49

Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv tregoi shkaktarët që na cojnë në rënien masive të flokëve si dhe kurat bimore përmes të cilave mund të pengojmë rënien e tyre. Një tjetër arsye për rënien e flokëve kohët e fundit duket se ka qenë edhe pandemia e Covid 19, ku shumë të infektuar pas kalimit të kësaj sëmundje kanë pasur simptomë rënien masive të flokëve, sipas mjekut popullor kjo simptomë mund të kurohet përmes maskave dhe këtij vaji: “Maskë floku, e cila mirë është të përdoret para larjes , mund të hedhim maksimumi një lugë kafe e shpërndajmë dhe I bëjmë masazh 2-3 minuta, forcon rrënjën” tha ai.