Repolitix/ Braçe kritika Ramës për fermerët: S'mjafton t'i takosh 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre dhe të kuptosh çfarë heqin

2 Dhjetor 2021, 21:19

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritu edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale. Në një intervistë  për emisionin "Repolitix' në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin bujqve dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre.