Repolitix/ Gara në PD kush do e fitojë? Ish-eksponenti i PD-së, Valteri: Gara është farsë

4 Qershor 2021, 07:34

Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partia.