Repolitix publikon për herë të parë pamjet e arrestimit të Fredi Belerit në '95 në Janinë, faktet që e lidhin me masakrën e Peshkëpisë dhe organizatën terroriste

13 Shkurt, 22:06

Repolitix në Report Tv ka publikuar për herë të parë videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”. Beleri së bashku me anëtarët e grupit që sipas autoriteteve greke të asaj kohe i përkiste organizatës terroriste Mavi, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa kur dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.