Report Tv ndjek aksionin e policisë për parkimet e gabuara, efektivi: Kur makina bllokon rrugën, merret me karrotrec! 5200 gjoba në një ditë në Tiranë

27 Shtator 2023, 16:14 | Përditesimi i fundit: 2023-09-27 16:44:42

Ka nisur në Tiranë aksioni kundër parkimeve të gabuara që bëhen shkak për trafik të rënduar. Mbi 5 mijë shoferë u ndëshkuan me gjobë në një ditë. Report TV ndoqi aksionin e efektivëve rrugor sot në Tiranë, ku në rastet që parkimet e gabuara bëjnë të pamundur qarkullimin normal të makinave, atëherë zhvendosen me karrotrec.