Report Tv në spitalin COVID të shkrumbuar në Tetovë, zjarri ‘përpiu’ gjithçka për 20 minuta! Viktima më e re një 20 vjeçare e afërme e pacientëve! Mes 14 të vdekurve një mjek i shtruar

9 Shtator 2021, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2021-09-09 20:52:35

Një spital i gjithi i shkrumbuar, ka mbetur nga tragjedia në Tetovë pas shpërthimit në spitalin modular që përdorej për pacientët me COVID që solli vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 12 të tjerë.

Gazetarja e Report Tv Gladiola Hoxha ka shkuar në spitalin e shkrumbuar dhe nga atje raporton se pjesa më e madhe e viktimave janë pacientë të infektuar me COVID. Viktima më e re e kësaj tragjedie është një 20 vjeçare e cila nuk ishte e shtruar në spital por e afërme e një pacienti. Edhe një mjek i infektuar me COVID që ishte shtruar në spital është në mesin e viktimave.