Report Tv në vendin ku po groposen pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve! Përfaqësuesi i veterinarisë: S'do lejohet të afrohen njerëz apo bagëti! Qytetari: Më kanë vjedhur tokën

22 Mars 2022, 14:09

Report Tv sjell pamje ekskluzive nga vendi ku po groposen pulat e ngordhura me grip shpendësh. Në Shijak janë hapur 2 gropa, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga sa shihet me sy të lirë, ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti.