Report Tv siguron pamjet ekskluzive të makinës që përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës! I riu ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia

24 Gusht, 14:23

Avokati nga Tirana, Leonard Dingo ka humbur jetën në aksident në orën 01:00 pas mesnate të datës 21 gusht. Ai ndodhej me pushime në Golem dhe natën e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Report tv ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet makina Mercedes Benz, ngjyrë te bardhë vetem pak sekonda para aksidentit