Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

25 Shtator, 16:28 | Përditesimi: 25 Shtator, 16:28

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë.

Videoja nis me 44-vjeçarin, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ duke qëndruar në tavolinën e një lokali buzë rrugës te zona e njohur si ish-Agjencia, i shoqëruar nga një tjetër.

Më pas, ngrihet dhe largohet, kur një prej autorëve të maskuar i është afruar dhe e qëllon me armë zjarri. Myrtaj arrin të ngrihet pak dhe e shtyn, e më pas ia mbath me vrap për të shpëtuar.

Personi që e qëlloi e ndjek nga pas duke i drejtuar njërën prej armëve në duart e tij, ndërsa krah tyre ecën bashkëpunëtori i tij, po ashtu i veshur me skafandër e kokore dhe i hipur mbi një motor.

Myrtaj vazhdon të vrapojë në mes të rrugës, por plumbat ia dalin ta bëjnë të rrëzohet. Në këtë moment, autori e shkrep armën edhe njëherë duke e kapur nga pas.

Kur ai rrëzohet, e qëllon sërish të paktën dy herë në kokë me armën që mban në dorën tjetër dhe më pas hipën në motorin e shokut dhe largohen.

E.H/Shqiptarja.com