Report Tv siguron VIDEON, momenti kur autorët ndjekin Dobrën me makinën me qira! Largohen me shpejtësi pas rrëmbimit

16 Korrik, 10:51 | Përditesimi: 16 Korrik, 10:51

Ky mjet i bardhë që shihni në video, është makina me qira e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat. Report Tv me gazetarin Sokol Dema ka siguruar këto pamje nga momenti kur autorët e vrasjes, dyshohet të kenë ndjekur të riun nga Mati, të cilin më pas e rrëmbyen dhe e torturuan deri në vdekje. Mjeti i marrë me qira fillimisht shihet teksa ndjek një mjet, i cili dyshohet të jetë i të riut Dobra.

E.H/Shqiptarja.com