Report Tv siguron videon, momenti kur efektivi plagos 45-vjeçarin te Komuna e Parisit! E qëllon disa herë dhe ikën me vrap

20 Gusht, 11:20

Report Tv ka siguruar pamjet e plagosjes me armë të 45-vjeçarit Lorenc Kosta një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet momenti kur 45-vjeçari Kosta po ecën në këmbë në trotuar. Aty mbërrin me makinë punonjësi i policisë, Erjon Goxhara 46 vjeç. Ky shkon drejt Kostës dhe nis ta qëllojë disa herë me pistoletë në drejtim të këmbëve.

    No videos found.