Report Tv sjell vështirësitë e një familjeje për të rritur një fëmijë paraplegjik! Nëna: Na kanë zbritur edhe nga autobusi! S'kam besim se do na plotësojnë kërkesat! Djali: Dua të bëhem taksist

2 Dhjetor 2021, 21:09

Një protestë e tyre sot para Kuvendit, e paparalajmëruar, riktheu edhe njëherë në vëmendjen e qeverisë, shqetësimin e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik, por pavarësisht kësaj, shpresat që kërkesat e tyre do të plotësohen janë të pakta. Në 'Studio Live' në Report Tv, sot ishte një i ftuar i veçantë, Rigels Osmanllari, një person me aftësi të kufizuar, paraplegjik.