Agron Fusha dhe Farka, fshati i vorbaxhinjve

19 Prill 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 22:40:37

Në ditët e vështira të coronavirusit Covid 19, Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Farkë e madhe, 8 kilometra në lindje të Tiranës. Ndalesa në punishten e mjeshtrit të punimeve të enëve prej balte, vorbave të njohura si vorba të Farkës dhe të tavave të dheut, aq të pëlqyera në shtëpitë dhe bujtinat tona. Historia e vorbaxhinjve të fshatit Farkë, hapja e punishtes së familjes Fusha, një prej familjeve më të njohura në Farkë, si familje vorbaxhinjsh. Cilat janë disa nga sekretet e punës së prodhimit të enëve prej balte. Taçina rrotulluesëe, furra e pjekjes dhe një kërkesë pushtetit vendor për mbështetjen e një biznesi si vlerë e trashëgimisë sonë në artizanat. Farka, edhe si fshat pa asnjë të prekur nga coronavirusi Covid 19.