Report Tv vëzhgim në tregun e Rusit në Shkodër, produktet shiten në mungesë të higjienës!

6 Prill 2023, 13:48

Report Tv ka kryer një vëzhgim në tregun e Rusit, një ndër më të mëdhatë në Shkodër, me afro 2 mijë blerës në ditë. Ushqimet shiten në tezga të pista jashtë çdo lloj kushti higjieno-sanitar. Bashkia ka bërë një premtim për fushatë se do ta rikonstruktojë, por pa dhënë detaje të projektit.