Report Tv zbardh emrat e ekipit të ri të Bashës! Nishani zëvendësohet nga Edi Paloka! Rushaj kreu i grupit parlamentar, rikonfirmohet Gazmend Bardhi! Rrit numrin e nënkryetarëve të partisë

29 Gusht 2021, 20:23 | Përditesimi: 29 Gusht 2021, 20:23

Report Tv zbardh emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës që që të votohen nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Basha zëvendëson Nishanin, me të besuarin e tij Edi Palokën, e ndërsa konfirmon në detyrë Gazment Bardhin si Sekretar i Përgjithshëm. “Shpërblen” drejtorin e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit, Alfred Rushajn si Kryetar i Grupit Parlamentar. Jemin Gjanën e rikonfirmon si kryetar i Komisionin Zgjedhor! Nuk mungojnë në poste drejtuese në PD dhe emrat e rinj si Ori Nebiaj, Jonila Godole dhe Belind Këlliçi.

LR/Shqiptarja.com