Report Tv zbuloi shitjen e rafinerisë së Ballshit për skrap, naftëtarët sërish në protestë: Qeveria të ndërhyjë ose do futemi në grevë urie! Forca të shumta policie rrethojnë uzinën

3 Dhjetor 2021, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2021-12-03 12:03:09

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë këtë të premte, një ditë pasi Report TV zbuloi shitje e rafinerisë së Ballshit. Ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura që kanë, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose do të futen në grevë urie.