Reportazh/ Rimëkëmbja e Durrësit përmes trashëgimisë, 10 koncerte në Muzeun Arkeologjik mbledhin turistët e huaj dhe ata vendas

8 Gusht 2022, 07:49 | Përditesimi i fundit: 2022-08-08 07:51:15

Durrësi po tenton të rimëkëmbet përmes trashëgimisë kulturore. Teatri në Amfiteatër, ekspozitat e koncertet në zonat e Muzeun arkeologjik, janë gjetur si formulë shëruese për vragat e ngjarjeve të fundit e për të shtuar numrin e vizitorëve drejt qytetit bregdetar.