Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike: Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë

20 Qershor 2021, 22:24

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.

”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.