Reporterët Pa Kufij: Dezinformimi e Inteligjenca Artificiale kërcënim për gazetarinë! Shqipëria rritet me 7 vende krahasuar me 2022, por ka ende problematika

3 Maj 2023, 12:19

Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës luftën, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, kërcënimin nga përmbajtja e rreme dhe propaganda, që sipas organizatës minojnë gazetarinë e mirëfilltë dhe profesionale.