Republikanët të përçarë për emrin që do kryesojë Kongresin! Politologët: Ndarja e republikanëve, dëshmi tensioni në SHBA

4 Janar 2023, 15:26

Republikanët kanë dështuar që ta zgjedhin me herë të parë kreun e Kongresit, ndërsa fituan së fundmi shumicën në Dhomën e Ulët. Grupi i konservatorëve të ashpër e konsideroi kandidaturën si tepër të butë. Për analistët, kjo ndarje brenda të djathtëve amerikanë tregon shumë për tensionet e forta në politikën amerikane.