Reshje të dendura të dëborës gjatë natës, bllokohet për disa orë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit! Borëpastrueset bëjnë të mundur hapjen e bypass-it

8 Shkurt 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-02-08 13:56:11

DIBËR- Reshje të dendura dëbore që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, kanë shkaktuar mbylljen e by pass-it në Murrizë, në Rrugën e Arbrit, i cili është bllokuar për disa orë. Më ndërhyrjen e borëpastruesve është bërë e mundur hapja e by pass-it në Murrizë, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrinte deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.