Reshjet e dëborës/ Bllokohet aksi i rrugës së Arbrit në bypass-in Qafë Murrizë! Qarkullimi vijon normalisht

14 Prill 2023, 10:58 | Përditesimi i fundit: 2023-04-14 10:59:08

Zonat malore të qarkut Dibër janë zgjuar këtë të premte nën petkun e dëborës. Për pasojë janë shfaqur edhe problematikat e para. Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, Bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar për të paktën 30 minuta.