Reshjet e dendura të shiut në Durrës, ujit futet në banesa, përmbyten rrugët

29 Janar 2025, 15:55 | Përditesimi: 29 Janar 2025, 15:55

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Durrësit, ndërsa uji është futur edhe në banesa.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se rrugët janë mbuluar nga uji dhe janë bërë të vështira për tu kaluar nga qytetarët, si edhe nga mjetet.

Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa bënë me dije se më problematike situata paraqitet në Shkozet, ku disa banesa private pranë kolaodimit janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut. 

r.k./Shqiptarja.com