Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është bllokuar ditën e sotme për rreth 40 minuta, për shkak të motit të keq dhe me reshje shiu.
Bllokimi i aksit rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Xhyrë, për shkak të inerteve dhe baltës, pasi po punohet për ndërtimin e Korridorit VIII.
Firma kontraktuese dhe e mirëmbajtjes së rrugës ndodhet në terren, për të bërë të mundur zhbllokimin e aksit rrugor.
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar një varg kilometrik të automjeteve, në të dyja korsitë. Një fadromë ndodhet në vendin ku është bllokuar rruga, për të bërë të mundur pastrimin e baltës dhe të inerteve.














