Reshjet në Lezhë/ Uji vërshon nëpër rrugët e Shëngjinit, vështirësi në lëvizje për këmbësorët dhe automjetet

25 Shtator 2023, 17:26

Reshjet e dendura të shiut, kanë krijuar probleme në qytetin turistik të Shëngjinit. Kanalizimet nëntotokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqet e rrugëve. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, pasi niveli i ujit në disa rrugë të kësaj zone turistike arriti deri në 40 centimetër.