‘Revanshi’/ Ish-kreu i Policisë së Lezhës u vetëdorëzua, të premten para GJKKO! Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’

12 Shtator, 18:57

Në shoqërinë e avokatit të tij, pasditen e së mërkurës, ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri u dorëzua për t’u përballur me drejtësinë, 4 muaj pasi SPAK dhe GJKKO e shpallën në kërkim për dosjen “Revanshi”. Mitri mbuloi me drogë Lezhën, duke dekonspiruar edhe kontrollet e Guardia di Finanza.