Revista satirike franceze ‘Charlie Hebdo’ provokon me karikaturat e liderit iranian! Franca: Nuk mësojmë nga Irani se ç’është liria e shtypit

5 Janar 2023, 17:29

Irani dhe Franca kanë nisur një përplasje diplomatike për shkak të disa karikaturave  të revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”. Gazetarët francezë thonë se janë krah iranianëve që kërkojnë të jenë të lirë dhe protestojnë, ndërsa Irani zyrtar e ka cilësuar fyes karikaturimin e liderit Khamenei.