Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA/ Biden merr kryesimin në Pennsylvani, Georgia rinumëron votat!

6 Nëntor 2020, 19:54

Presidenti Donald Trump të enjten vuri në pikëpyetje të gjithë zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se ishin manipuluar kundër tij nga fillimi në fund nga një komplot i gjerë, gjatë një deklaratë të jashtëzakonshme të Shtëpinë e Bardhë të cilën të paktën shtatë rrjete televizive e ndërprenë.

Tashmë 48 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm. Rezultatet e momentit, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerrin përpara presidentit aktual, Donald Trump: sipas vlerësimit të Associated Press Biden ka shënuar 264 vota elektorale, kundër 214 nga Trump. Biden ka kaluar më shumë në avantazh pasi ka marrë kryesimin në Georgia. 

Sipas rrjeteve dhe mediave të tjera të mëdha amerikane, numri i votave është pak më i ulët për Biden: 253 në 214. Arsyeja lidhet me shtetin e Arizonës. Edhe duke marrë parasysh këtë llogari më konservatore, Biden është padyshim më afër fitores së Trump, pasi të parit i mungojnë 17 vota elektorale kurse të dytit 56, për të arritur në kuotën vendimtare që është 270 vota elektorale.

Por me cilat kombinime do të fitojë Biden? Po Trump?
Biden mund të fitojë me 27 kombinime të ndryshme të shteteve: nga më të thjeshtat (fitorja vetëm në Pensilvani, e cila vlen 20 vota elektorale) te ato më të "kufizuarat" (me një humbje në Pensilvani, Xhorxhia, Karolinë të Veriut dhe fitore në Arizona dhe Nevada.

Trump ka vetëm 4 kombinime ende të hapura për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. New York Times, përgjegjëse për këtë llogaritje, gjithashtu vëren se ekziston mundësia e një barazimi. Kjo ndodh nëse Trump fiton në Pensilvani, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Nevada dhe Biden në Gjeorgji, të dy do të kishin 269 vota elektorale (dhe ky nuk është një skenar i pamundur, sipas shpjegimit do ta kuptojmë përse).