'Beteja Presidenciale'/ Trump: Padi penale në shtet që ka fituar së fundmi demokrati! Ne do të fitojmë! Gjykatësi i Georgias hedh poshtë padinë! Biden sheh fitoren, por s'e arrin dot! Ngadalësohet numërimi i votave!

'Beteja Presidenciale'/ Trump: Padi penale në shtet që ka fituar së fundmi demokrati! Ne do të fitojmë! Gjykatësi i Georgias hedh poshtë padinë! Biden sheh fitoren, por s'e arrin dot! Ngadalësohet numërimi i votave!

Donad Trump dhe Joe Biden

SHBA- Joe Biden sheh vijën e finishit por s'e arrin dot, pasi Donald Trump ka bërë avantazhe në disa shtete por edhe sepse numërimi i votave ka vijuar me ritme të ngadalta.

Kështu rezultati i zgjedhjeve amerikane për postin e presidentit bëhet më i paqartë, pasi avantazhi i Biden në shtetin e Arizonës ka pësuar ulje, ndonëse ai mori fitoren në xhep në shtete kyçe (si Wisconsin dhe Michigan) për të cilat Trump tha se do nisë procese gjyqësore për të përmbysur rezultatin, me pretendimin se janë vjedhur zgjedhjet.

Një tjetër arsye  se përse Biden e sheh vijën e finishit por nuk e prek dot atë është vonesa në numërimin e votave në shtetet e fundit të mbetura, shoqëruar me disa ndryshime të papritura. Këto vonesa dhe ndryshime janë në Arizona, Nevada, Pensilvani, Georgi, Carolinë të veriut. Rezultatet aktualisht, mbeten me 264 për Biden (nga 270 që i duhen për të fituar) dhe 214  për Trump.

Në Arizona Trump ka rikuperuar shumë, madje pritet të ketë më shumë përparime në vazhdim. Drejtimi i Biden tani ka rënë në 69,000 vota, nga një total prej 2.8 milion. Në Nevada numërimi vazhdon, por zyra zgjedhore shtetërore nuk ka dhënë ndonjë azhurnim për gati 24 orë. Me 14% të votave të humbura, Biden kryeson me 7,500 vota. Nevada ka 6 vota të cilat më herët u konsideruan si vendimtare pasi mund ti jepnin atij fitoren, por procesi i numërimit u ngadalësua.

Pensilvania është shteti ku numërimi vijon më ngadalë nga të gjitha vendet e tjera që kanë mbetur. Disavantazhi i Trump është zvogëluar jashtëzakonisht shumë kurse nga ana tjetër rezultatet në Carolinën e Veriut mund të mbërrijnë brenda një jave, për shkak të ligjit zgjedhor në fuqi në këtë shtet. Sakaq edhe Gjeorgjia ka pothuajse të njëjtin nivel numërimi votash: 23 mijë vota nga 4.8 milion. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:46
Ngushtohet epërsia e Trump ndaj Biden në Georgia në më pak se 10 mijë vota

Epërsia e Donald Trump ndaj Joe Biden në Georgia është ngushtuar akoma më shumë në 10 mijë vota.

Trump kryeson me 49.3 % ndërsa Biden me 49.5 % të votave. CNN raporton se e njëjta gjë po ndodh dhe në Pensilvani.

Ora 23:11
Biden: Nuk kam dyshime për fitoren, por le të mbajmë qetësinë

Joe Biden u shpreh me optimizëm rreth rezultateve të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, duke shprehur bindjen tek fitorja. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se duhet që të qëndrojnë të qetë dhe të presin përfundimin e procesit.

"Nuk kam dyshim se kur të mbarojë numërimi i votave, Kamala Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Unë kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë të qetë, numërimi është duke u zhvilluar dhe ne do t'i dimë së shpejti. Në Amerikë vota është e shenjtë, çdo votë duhet të numërohet. Faleminderit për durimin tuaj" - deklaroi Biden.

Ora 23:10
Trump ngre akuza të reja për zyrtarët e numërimit të votave në Filadelfia

Ekipi i Trump ngriti një padi të re këtë të enjte kundër zyrtarëve të zgjedhjeve në Filadelfia me pretendimin e shkeljes së procesit të numërimit të votave.

Sipas BBC, kjo padi nuk përfshin detaje mbi shkeljet e pretenduara. Ky është një pretendim i ri në gjykatën federale që pretendon shkelje të kushtetutës në vend.

Ora 22:33
Sekretari i shtetit në Pensilvani: Fituesi mund të shpallet sot

Sekretari i shtetit të Pensilvanisë, një shtet kyç në garën për Shtëpinë e Bardhë me 20 vota elektorale, thotë se emri i fituesit të zgjedhjeve presidenciale të ShBA mund të publikohet sot. 

Tani për tani presidenti në detyrë, Donald Trump, po udhëheq me 50.2 % të votave të numëruara ndërsa Joe Biden me 48.5 %.

Ora 20:58
Rifillon numërimi i votave në Pensilvani, ngushtohet rezultati! 369 mijë vota të mbetura

Numërimi i votave elektronike në Pensilvani ka rifilluar sërish pas bllokimit të procesit pas pretendimit të Trump për mashtrim.

Gara për 20 vota elektorale është bërë më e ngushtë ku diferenca mes tyre është 115 mijë ndërkohë që vetëm një ditë më parë ishte 600 mijë.

Aktualisht në Pensilvani kanë mbetur pa numëruar 369 mijë vota.

Ora 19:44
Gjykatësi i Michigan hedh poshtë kërkesën e Trump për pezullimin e votave

Një prej gjykatësve të Michigan-it ka hedhur poshtë kërkesën e Trump për pezullimin e numërimit të votave. Tashmë ky shtet u fitua nga Joe Biden me një diferencë mbi 4 % të votave.

Ora 19:34
Menaxherja e fushatës së Biden: Në Arizona do të fitojmë, por me një diferencë të ngushtë

1604485562_bidentrumpapgtyer190429hpMain16x91600.jpg

Menaxherja e fushatës së Joe Biden, Jen Malley Dillon, ka shprehur besimin se numërimi do të vazhdojë . Për këtë ai kërkoi qetësi dhe durim. Ai u shpreh optimist për fitoren në Arizona, por i vetëdijshëm që diferenca do të jetë shumë e ngushtë me Trump.

"Ne presim që diferenca të jetë e ngushtë. Kjo është trajektorja, ne do të fitojmë me dhjetëra mijëra vota, por diferenca do të jetë e ngushtë", tha ai.

Ora 19:23
Akuzat dhe kundër akuzat/ Zaimi nga SHBA: Shkak diferenca e vogël e votave mes Trump e Biden! Vijon numërimi në 6 shtetet e fundit

TIRANË- Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi ka bërë një panoramim të plotë të situatës në SHBA, mbi procesin e numërimit, por edhe debatet mes dy kampeve.

Në analizën e saj, deklaratat e bëra qoftë nga Trump që akuzon për vjedhje votash, por edhe nga Biden që është treguar i kujdesshëm, kanë ardhur si rezultat i një rezultati shumë të ngushtë që kanë me njëri- tjetrin.

Edhe fushatën ajo e ka cilësuar si të ashpër mes dy kandidatëve.

"Deri në këto momente Biden është në avantazh, ka epërsi në disa zona që e ngrenë potencialisht që e ngrenë në nivelin e 270 votave që i nevojiten. Biden në avantazh në mbi 68 mijë vota. Interesante po bëhet dhe në Nevada, kështu Biden do i mjaftonte Nevada me Arizonën për t'u shpallur fitues. Gazë interesante është edhe në Pensilvani, ku një pjesë e madhe e votave është me postë ku numri më i madh shkojnë për demokratin. Karolina e Veriut është interesante, ku Trump është në avantazh, gara është mjaft e ngushtë, rezultati i Karolinës së Veriut do të jepet pas 12 nëntorit, pasi janë në pritje të votave me postë.

Biden bëri një deklaratë ku tha që nisur nga të dhënat që fushata e tij ka lidhur me këto shtete, kanë shanse të mira për të fituar, ai nuk shkoi më tej duke u shpallur fitues,ndërkohë Trump ka kundërshtuar procesin zgjedhor, ka pasur shumë përplasje mes dy kampeve sepse republikanët kanë pasur akuza të vazhdueshme.

Rezultati është i tillë që imponon një lloj agresiviteti të palëve, kemi pasur një fushatë shumë agresive.

Përgjithësisht ka qenë e qetë, por dy muaj më parë ka qenë disi më i vrullshëm, ka qenë mjaft i qetë, situata është pak më komplikuar pranë shtëpisë së Bardhë, por kanë qenë përgjithësisht të qeta, duke qenë se janë edhe 6 shtet të fundit që po numërohet atje është përqendrimi më i madh", tha Zaimi.

Ora 18:26
Biden në avantazh në Nevada, 12 mijë vota përpara Trump

1604524996_JOEBIDEN.jpg

Joe Biden është në avantazh në Nevada me 12,000 vota përpara ndaj Donald Trump.

Ora 18:06
Gjykatësi i Georgias hedh poshtë padinë e Trump

Një gjykatës i Georgias hedh poshtë gjyqin e filluar nga ekipi i Donald Trump mbi mashtrimin e votave.

Në apelin e tij, Trump kishte kërkuar të siguronte respektimin e ligjeve për votimin me postë.

Ora 18:02
Trump: Në disa shtete të fituara nga Biden do të hapim padi penale! Ne do të fitojmë

Donald Trump ka reaguar sërish në vazhdën e akuzave se po vidhen votat.

"Të gjitha shtete e fituara së fundmi  nga Biden do të kontestohen dhe do të ndiqen ligjërisht për vjedhje të votës. Shumë prova, thjesht të shikoni mediat. Ne do të fitojmë Amerika e Para", shkruan Trump.

Ora 17:24
Në Georgia ka ende 61 mijë vota për tu numëruar

Në shtetin e Georgias ka 61,367 vota ende për tu numëruar ku Biden dhe Trump qëndrojnë shumë afër.

Kjo u njoftua nga Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger. Sipas CNN, presidenti aktualisht ka një avantazh prej 18,000 votash mbi kandidatin demokrat.

Ora 17:22
Trump: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani

 

Presidenti Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Ai shkruan se ka fituar betejën ligjore në Pensilvani.

"Fitorja e madhe ligjore në Pensilvani!" - shkruan Trump.

Por prokurori i përgjithshëm i Pensilvanisë Josh Shapiro kritikoi fushatën e Presidentit Donald Trump për paraqitjen e një apeli në një përpjekje për të ndaluar numërimin e votave.

Ora 17:20
'Të mos llogariten votat pas 3 nëntorit'/ Prokurori i Pensilvanisë: Mjaft, fushata ka mbaruar! S'do lejoj askënd të ndalë numërimin

1546802668_trump.jpg

Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë Josh Shapiro kritikoi fushatën e Presidentit Donald Trump i cili kërkon që të ndalet numërimi për votat që kanë mbërritur pas datës 3. "Unë nuk do të lejoj askënd të ndalojë votimin. Këto janë vota të ligjshme dhe do të numërohen", siguroi ai. "Mjaft me retorikën, fushata ka mbaruar," shtoi ai.

Ora 17:15
Trump padi për votimin e Nevada: Rreth 10,000 qytetarë kanë votuar ilegalisht

Donald Trump po përgatitet të fillojë veprime ligjore në Nevada. Sipas lajmeve të raportuara nga mediat ndërkombëtare, stafi i presidentit që t'i drejtohet gjyqit pasi sipas tij rreth 10,000 qytetarë kanë votuar ilegalisht.

Ora 16:50
Fushata Trump merr leje për të kontrolluar numërimin në Filadelfia

Fushata e Donald Trump ka marrë leje nga një gjyqtar për të hyrë në ndërtesën ku numërohen votat postare në Filadelfia dhe për të vëzhguar rregullsinë e gjyqit.

Pensilvania, me 20 votat e saj elektorale, është një nga shtetet që mund të heqë ekuilibrin përgjithmonë në favor të Joe Biden ose të mbajë gjallë shpresat e Trump.

Ora 16:17
Gara Presidenciale, Trump : Nuk do të numërohen votat e arritura pas 3 Nëntorit, Twitteri fshin postimin e Trump

Përplasen sërish Trump dhe Biden për vlefshmërinë e votave të dërguara nëpërmjet postës. Presidenti amerikan pas njoftimit të pak minutave më parë ku kërkonte të ndalohej numërimi i votave. Ka bërë edhe një postim tjetër në të cilin theksonte se asnjë votë e cila arrin me anë të postës këto ditë nuk do të numërohet. Megjithatë një postimi i tillë i Trump është fshirë brenda pak minutash nga Twitteri. 

" çdo votë e ardhur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet " ,kishte deklaruar Trump, por një deklaratë e tillë është hedhur fshehur nga rrjeti social. 

Ndërkohë që kandidati demokrat me anë të një video mesazhi në Facebook theksoi se asnjë votë nuk do të ngelë e panumëruar. 

Ora 15:32
Trump bën thirrje: Ndaloni numërimet e votave

Prej orësh presidenti amerikan nuk kishte reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në fushatën zgjedhore, por me anën të një postimi në Twitter kërkoi që të ndalohen numërimet e votave. 

Ndërkohë që deri në këtë moment ekipi elektoral i presidentit ka ngritur padi ndaj procesit zgjedhor të mbajtur në Nevada, Michigan, Giorgia dhe ka kërkuar rinumërim në Uiskonsin, të gjitha këto shtete vendimtare në përcaktimin e rezultatit përfundimtar. 

Ora 14:57
Beteja presidenciale, Ekipi elektoral i Trump, padi edhe për Nevadën

Ekipi elektoral i presidentit Donald Trump ka njoftuar se do të nisër një proces gjyqësor në Nevada, me pretendimin e mashtrimit të votuesve.  

Ric Grenell, ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare,do  të mbajë një konferencë shtypi  në Las Vegas për të njoftuar se fushata Trump po paraqet një proces gjyqësor, duke kërkuar të ndalojë numërimin e votave që arrijnë pas 3 Nëntorit në qendrat e numërimit. 

Fushata Trump pretendon se të paktën 10,000 njerëz votuan në atë shtet pavarësisht se nuk jetonin më atje.
 

Ora 14:14
Beteja Trump-Biden, ekipi i Trump kërkon rinumërim të votave

SHBA ende nuk ka një emër fituesi në zgjedhjet presidenciale teksa vëmendja është përqendruar në shtetet e lëkundura.

Procesi i numërimit të votave vijon ndërkohë në Karolinën e Veriut, Nevada, Pensilvani, Alaska dhe Georgia. Megjithatë orët e vona të së mërkurës është njoftuar se ekipi elektoral i Trump ka paraqitur ankesa ligjore në shtetet e Pensilvanisë dhe Miçiganit, që mund të shërbejnë si bazë për të kundërshtuar rezultatin në këto shtete ende pa rezultat përfundimtar dhe që mund të jenë përcaktuese nëse presidenti do të sigurojë edhe një mandat të dytë.

Avokatët e presidentit kërkojnë ndalimin e përkohshëm të numërimit në të dy shtetet, derisa vëzhguesve t'u krijohet një qasje "domethënëse" në shumë qendra ku numërohen votat dhe të lejohen të shikojnë fletë-votimet që janë nxjerrë nga zarfet dhe janë përpunuar, ndërkohë që kërkohet rinumërimi i votave në Uiskons.

Si funksionon rinumërimi i votave  dhe a mundet Trump ta kërkojë këtë gjë?

Nevada, shtet i cili ka një epërsi  të Biden me 7,500 vota dhe që përcakton 6 vota elektorale. Shteti nuk parashikon rinumërim automatik të votave, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave., me kushtin që koston e rinumërimit  e paguan kandidati.

Uiskonsin, aktualisht e kryesuar nga Biden dhe që i siguron atij 10 vota elektorale. Nuk ka rinumërim automatik votash, por është i mundur nëse përqindja e humbjes është më e vogël se 1%. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave.

Miçigan,mund të bëhet rinumërim automatik nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës.

Pensilvania, ofron mundësinë e rinumërimit automatik, nëse diferenca m,es dy kandidatëve është më e vogël se 0.5%. Ky është shteti ku numërimi po ecën me hapa më të avashtë.  Kryesimi i Trump është zvogëluar jashtëzakonisht shumë dhe tani është me 165,000 vota, ndërkohë që kanë ngelur 11% e totalit .

Ora 13:15
Biden sheh fitoren por Trump s'e 'lëshon' karrigen! Shtetet ku ndodhën ndryshimet e papritura

1604579047_Trumpbiden1024x576.jpg

Joe Biden sheh vijën e finishit por s'e arrin dot, pasi Donald Trump ka bërë avantazhe në disa shtete.

Arsyeja se përse Biden e sheh vijën e finishit por nuk e prek dot atë është vonesa në numërimin në shtetet e fundit të mbetura, shoqëruar me disa ndryshime të papritura. Le të shohim cilat janë këto ndryshime.

Arizona. Ky shtet ishte caktuar si vendimtar për fitoren e Biden, por Trump ka rikuperuar shumë. Dhe madje pritet të ketë më shumë përparime në vazhdim. Drejtimi i Biden tani ka rënë në 69,000 vota, nga një total prej 2.8 milion.

Në Nevada numërimi vazhdon, por zyra zgjedhore shtetërore nuk ka dhënë ndonjë azhurnim për gati 24 orë. Me 14% të votave të humbura, Biden kryeson me 7,500 vota. Nevada ka 6 vota të cilat më herët u konsideruan si vendimtare pasi mund ti jepnin atij fitoren.

Pensilvania është shteti ku numërimi vijon më ngadalë. Kryesimi i Trump është zvogëluar jashtëzakonisht shumë dhe tani është me 165,000 vota (dje ishte mbi 300,000). Votat e pa numëruara janë 11% me totalin prej 500,000, por pothuajse të gjitha vijnë nga Filadelfia dhe Qarku Allegheny (Pittsburgh), ku Biden duhet të ketë një avantazh të madh. Dhe ai mund ta arrijë atë. Pensilvania ka 20 vota elektorale.

Xhorxhia- Këtu, 4% e fletëve të votimit, rreth 160,000, të mbërritura me postë ende s'janë numëruar. Shumica janë në qarqet përreth Atlantës, me shumicë demokratike. Biden, i cili ka vetëm 18,000 vota prapa, është në përparim dhe mund të kryesojë. Gjeorgjia ka 16 vota.

Carolinia e veriut. Këtu rezultatet përfundimtare mund të mbërrijnë brenda një jave, për shkak të ligjit zgjedhor në fuqi në këtë shtet. Me 95% të votave të numëruara, Trump ka një epërsi prej 77,000 votash. Por mund të shkojë më lart. Karolina e Veriut ka 15 vota elektorale.

Gjeorgjia pothuajse në të njëjtin nivel: 23 mijë vota nga 4.8 milion. Avantazhi i Trump arrin në lart (shumë pak) kur 5% e fletëve të votimit për t'u kontrolluar ende mungojnë. Ndërsa numërimi i votave postare përparon, Biden u afrua gjithnjë e më afër dhe tani parakalimi mund të jetë i arritshëm. 

Ora 10:27
"Vjedhje votash në SHBA" OSBE: Akuzat e pabazuara në prova dëmtojnë besimin tek institucionet

Në një deklaratë të OSBE-së,  është shprehur tejet e shqetësuar për deklaratat e presidentit amerikan për të mos marrë në konsideratë votat që arrijnë me postë pas datës 3 Nëntor. Sipas OSBE-së asnjë politikan nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Vjen pas një fushate kaq dinamike, duke u siguruar që çdo votë të numërohet është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë,”- tha Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

OSBE deklaruan se këto pretendime të Trump janë të pabazuara dhe kanë shumë mangësi dhe ato dëmtojnë rëndë besimin e publikut në institucionet demokratike të vendit.

Sipas OSBE, procesi i votimeve ishte i vështirë dhe konkurrues me një shkallë të lartë angazhimi nga punonjësit e zgjedhjeve dhe qytetarët, megjithatë ishte i menaxhuar mirë nga autoritetet zgjedhore.

Pandemia COVID-19 sipas organizatë ka ndikuar thellësisht në mënyrën e organizmit dhe mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë masat e marra nga administrata amerikane u dhanë mundësinë qytetarëve amerikanë të shprehin vullnetin e tyre.

Një tjetër theks të veçantë OSBE, i vë rritjes së pjesëmarrjes së grave  në politikë është rritur gjithashtu, por theksoi se ajo duhet të shkojë edhe më tej.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara arriti në 102 vëzhgues nga 39 vende, të përbërë nga 50 ekspertë dhe vëzhgues të vendosur në ODIHR dhe 52 parlamentarë dhe staf nga PA OSBE.

(Kliko këtu për të lexuar deklaraten e OSBE)

Ora 10:07
Zgjedhjet presidenciale: Pritet rezultati në Pensilvani mes protestave nga mbështetësit e Trump

Fati i presidentit të ardhshëm të SHBA pritet të përcaktohet nga rezultati zgjedhor në Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat,  ku procesi i numërimit të votave vazhdon ende pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mbështetësve të Trump për ta ndaluar atë.

Përfaqësuesit republikan kanë deklaruar se demokratët po përpiqen të rrëmbejnë votën në Pensilvani. Zëvendës menaxheri i fushatës Justin Clark tha se demokratët ishin "duke menduar të heqin të drejtën dhe të zbehin votat e Republikanëve".  Megjithatë duhet theksuar se nuk ka pasur raporte për mashtrim ose parregullsi.
Epërsia e dukshme në Pensilvani po ngushtohet orë pas ore.  Me  më shumë 90% të votave të numëruara Trump udhëheq megjithatë ka rënë ndjeshëm epërsia e tij.
Fletëvotimet e jashtëzakonshme duket se favorizojnë Biden, pasi 63% e votave të nisura me postë janë dërguara nga elektorati demokrat.
Me 20 vota për kolegjin elektoral, Pensilvania është  shteti që për 6 gara rresht ka votuar për demokratët dhe në 2016 mbështeti Trump.

Ora 09:41
Zgjedhjet në SHBA/ Protesta dhe tensione në Miçigan dhe Arizona

Kanë ngelur shumë pak orë në bërjen publik të emrit të personit i cili do të drejtojë SHBA për 4 vitet e ardhshme, megjithatë në shumë shtete të vendit kanë filluar të shfaqen përplasjet e para.

Në disa prej shteteve kryesore në përcaktimin e rezultatit pati protesta masive dhe përplasje me policinë. Në Miçigan, mbështetësit e Trump u mblodhën jashtë një qendre votimi në Detroit duke u kërkuar zyrtarëve të ndalonin numërimin e votave. Oficerët e policisë u rreshtuan jashtë qendrës për t’i ndalur protestuesit të futeshin brenda. 16 votat elektorale të shtetit janë përcaktuese në përcaktimin e presidentit të ardhshëm të vendit.

Probleme ka pasur edhe në Arizona, një shtet i cili momentalisht kryesohet nga Biden, por epërsia e tij është ngushtuar dukshëm.

Mbështetësit e Trump gjatë natës janë mbledhur jashtë ndërtesës për të protestuar dhe pretendojnë se votat po vidhen. Megjithatë, vëzhguesit e të dy partive kryesore politike qëndronin brenda qendrës zgjedhore ndërsa fletët e votimin numëroheshin dhe procedura transmetohej drejtpërdrejt në internet gjatë gjithë kohës.  Fillimisht forcat policore kanë larguar nga qendra përfaqësuesit e mediave ndërkohë që kanë ndihmuar të vazhdojë edhe procesi i numërimit. Qendra e votimit në Marisopa të Arizonës ka falënderuar departamentin e policisë për ruajtjen e sigurisë ndërsa punonjësit vazhdojnë me numërimin e votave dhe jashtë qendrës, mbështetësit e Trump protestojnë të armatosur.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 06/11/2020 10:00

    Ca eshte kjo pun paskan vajt cunat e shijakut per te perkrahur biden duhej vangjush dako o trump jo bleona se bleona ka zanat tjeter

    Përgjigju
  • Loti: 05/11/2020 19:12

    Bye Bye Donald Duck. E fitove te drejten te hypesh ne majat e botes, dhe e menderose. Shko bej gam gum kampeve te golfit tani.

    Përgjigju
  • Turi: 05/11/2020 18:20

    O Sali pranoje humbjen o trap ik pleqero rehat o gjysh se nuk je per ate pune ti

    Përgjigju
  • Njoni: 05/11/2020 17:11

    Mos, po ky është zgënjim total more shokë !!! Pse, u vidhka vota në hameriktë,??!! Joooo nuk e besoj. Kemi 30 e kusur vite që besojmë te sistemi i ndricuar kapistralist. Besonim te ëndrra hamerikane (që në fakt quhet ëndërr sepse e tillë mbetet dhe nuk realizohet kurrë). Mos more shokë c'na that.

    Përgjigju
  • xhimi crowi: 05/11/2020 17:01

    IKE o tump,,,,mjaft i torturove amerikanet me covidin,,,shko tani dhe perdor ilacin tend te preferuar ilac enesh per te luftuar covidin...

    Përgjigju
  • anonim1234: 05/11/2020 13:50

    Si ka mundesi,edhe ne USA paska mashtrues dhe grabitqare,apo ka shkuar Sali ziu dhe i ka treguar metoden e ankimimit....te fitoje kush te votohet.Nese qendrojne pretendimet e trampisteve.atehere na qenkan edhe me poshte se ne!

    Përgjigju
  • Artur: 05/11/2020 11:39

    me sa duket osbe mban anen e pedofilit biden i cili e ka mendjen te vajzat e vogla te moshes 2 deri 4 vjeq se ai e thote edhe me takime kur e humb nga alzhaimer

    Përgjigju
    • Cania: 06/11/2020 02:11

      OSBE mban anen e parase. Biden nuk fitonte asnjehere ne bote por po ja sjellin votat me these ne tre te mengjesit. Injorantet shqiptare qe komentojne ketu nuk Kane si te thone.. si shpjegohet qe nga 140MIJE vota qe ishin ne thes ishin te gjitha per Biden?....?.......??

    • hasan: 05/11/2020 13:30

      nga b...et si puna jote ka perfunduar bota keshtu sic eshte...

  • Artur: 05/11/2020 11:36

    po perse osbe jep ket njoftim ndersa ne usa mbi 12 shtete kan vertetuar mashtrimin me vota duke nisur ne votimin me poste e me vone me manipulimin e votave ne shume shtete ku Trump ka shumicen e votave apo osbe mban anen e deep state

    Përgjigju
    • CaBone: 05/11/2020 13:53

      Normal Turo qe mbajn anen edeep state. Po e degjoja dje pak Trumpin dhe ishte ne super avantazh ne disa shtete qe tani dalin te humbura nga ai. Demokratet e kan the qe do ngulnin kemb shum ne Postal Vote, Trump ka 2-3 muaj qe e konteston ket gje thjesht per arsyen e manipulimit. Dhe ka pas kundra qy nga Mediat me te mdha der te Media Sociale qe kan qen haptazi ne anen e Liberalve Demokrat. Un nendoj qe Teump do e kontestoj vendimin se un besoj qe kan ndodhur manipulimi madh. Gjith ajo pjesmarrje madhe besoj ishte ne favor te Trump kurse votimi tregon nje gje komplet ndryshe. Po ja qe dallavere ka dhe bota qe ne e mbajm si engjejt e drejtsis.

  • Hinglateri: 05/11/2020 10:25

    Futja e LSI ne koalicion me Tramp i jep fitoren atij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën