Zgjedhjet në SHBA/ Votimi me postë mollë sherri 'alla shqiptarçe'. Trump: Do i drejtohemi Gjykatës Supreme! Biden: Vendosin qytetarët

Amerikanët vendosën përmes votës për të ardhmen e tyre, në një garë elektorale që është cilësuar ndër më të fortat dhe të pazakontat në historinë e SHBA. Në 300 vite demokraci, nuk ka pasur kurrë kontestime të rezultatit apo akuza për vjedhje të votave, por presidenti aktual Trump nuk nguroi të hedh akuza të tilla duke thënë se do i çoj në Gjykatën Supreme. Rivali i tij demokrat Joe Biden është përgjigjur se “do jetë vullneti i votuesve amerikanë që do vendos fituesin”. Akuzat e Trump për vjedhje votash dhe dërgimin e tyre në Gjykatën Supreme, u dënuan edhe nga analistët duke e konsideruar deklaratë të nxituar dhe të paprecedentë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e  votimeve në SHBA dhe dëmton të drejtën e votës. Këto deklarata të ngjajnë me një sherr “alla shqiptarçe”, nuk akuzat për vjedhje dhe manipulim votash nuk mungojnë në asnjë zgjedhje që zhvillon vendi, por s'janë dëgjuar nga një shtet që është shembulli i demokracisë në botë.

Të dy kandidatët për president në Shtëpinë e Bardhë kanë deklaruar se po ecin të sigurtë në rrugën drejt fitores, edhe pse presidenti në detyrë ka akuzuar për manipulim dhe vjedhje të votave. 

I pari që reagoi pas mbylljes së votimeve ka qenë kandidati demokrat Joe Biden, i cili u shpreh optimist duke thënë se është në rrugën e fitores dhe u dha garancinë edhe njëherë shtetasve amerikanë se të gjitha votat e tyre do të numërohen. 

"Ne e dinim që procesi do të zgjaste shumë. Por ne ndihemi mirë për vendin ku jemi. Unë jam këtu për t'ju thënë sonte ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.Nuk ka mbaruar derisa të numërohen çdo votë, çdo fletë votimi", tha Biden.

Deklarata e Biden për fitore nxiti reagimin e Donald Trump, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se zgjedhjet po manipulohen.

 "Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen votimet", tha Trump.

Akuzat e tij morën përgjigjen e menjëhershme të kandidatit demokrat ku theksoi se fituesi nuk përcaktohet as nga ai as nga Trump por nga vullneti i votuesve amerikanë. Por Trump nuk e ka lënë me kaq, ku nuk ka ndalur akuzat ndaj palës kundërshtare duke thënë se po vidhen votat. Teksa u shpreh i bindur se i ka fituar këto zgjedhje tha se po bëhet një grabitje e madhe e kombit me votat dhe për këtë do të shkojë në Gjykatën Supreme. Presidenti Trump kërkon që të gjitha votat të cilat arrijnë pas ditës së sotme me anë të postës të mos konsiderohen të vlefshme. Ndërkohë që në bazë të rregullave dhe ligjeve të çdo shteti ato vota merren në konsideratë nëse janë dorëzuar brenda datës 3 Nëntor.

 "Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje.  Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën Supreme dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme", tha Trump.

Deklaratën e Trump e kanë konsideruar të nxituar dhe të deri diku në cenim të së drejtës së të gjithë amerikanëve për të shprehur votën e tyre. Sipas analistëve kërcënimi i Trump për të dërguar votën në Gjykatën Supreme është i paprecedent dhe dëmton të drejtën e votës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Trump vijon akuzat: Po punohet për të sheshuar avantazhin tim në Pensilvani

Presidenti Donald Trump ende vijon akuzat drejtuar kundërshtarit të tij politik, Joe Biden.

Përmes një postimi n Twitter ai shkruajti se po mundohen të gjejnë vota për Biden në Pensilvani, Wsconsin dhe Michigan.

Për në Pensilvani, Trump shkruan se po mundohet që të sheshohet avantazhi prej 500 mijë votash i Trump.

"Ata po përpiqen të gjejnë votat e Biden në të gjithë vendin  në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Kaq keq për vendin tonë! Ata po punojnë shumë për të zhdukur avantazhin e 500,000 votave në Pensilvani - ASAP. Po kështu, Michigan dhe të tjerët" - shkruan Trump në Twitter.

Ora 17:36
Kodheli: Retorika e ashpër nuk të çon shumë lartë! ShBA mbetet gjithmonë aleat i Shqipërisë, pavarësisht kush është President

Për deputeten e PS-së Mimi Kodheli, retorika e ashpër e përdorur nga ana e Presidentit Trump në fushatën e zgjedhjeve nuk të çon shumë lartë.

Ndërsa për interesin shqiptar, ajo thotë se nuk ka rëndësi se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë, kjo pasi ShBA do të mbetet gjithmonë aleat i Shqipërisë.

"Është shumë e vërtetë për analistë që është një surprizë e të shkuarit afër në rezultat me njëri-tjetrin. Po të bëjmë një analizë nga votat, shtetet kyç vijojnë që të mbeten ende në lojë. Të njëjtën situatë kemi si 4 vite më parë me Hilary Clinton. Kemi një epërsi të Biden por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë besoj që ka akoma vend për diskutim dhe pikëpyetje. Janë dy gjëra që nuk mund të krahasohen. Demokracia është e vetme. Unë mund të them që fushata ka qenë në një retorikë më të ashpër. Ka pasur një përplasje mes dy kandidatëve. Niveli i pasigurisë gjatë këtyre javëve dhe ditëve është rritur. Ka pasur lajme të armatosjes së njerëzve. Ajo çka unë besoj që është për tu nxjerrë si mësim, është se retorika e ashpër nuk të çon shumë lartë.

Është në herët e rralla që një president, akoma në fuqi të mund të hedhë akuza të tilla. Asnjëherë nuk është dëgjuar që një kandidat për president të hedhë akuza të tilla. Kjo është një luftë nervash dhe deklaratat. Biden ka qenë i qetë gjatë gjithë karrierës së tij. Trump është një presiden kontrovers dhe me sjelljen arrogante por që kanë pasur një sukses të madh në fushën politike. Mund të përmendim presidentin Regan. Ishte shumë i suksesshëm. Nuk do të ndryshojë absolutisht asgjë. Marrëdhëniet tona nuk do të ndryshojë asgjë. Edhe në Georgia mëngjesin e sotëm komisionerët kishin mbyllur postën e votimit dhe kishin shkuar të votonin. Unë mendoj që më e rëndësishme se sa numërimi i shpejtë do të ishte procesi i votimit" - tha Kodheli.

Ora 17:10
Trump: Dje po udhëhiqja në shumë shtete, tani votat janë zhdukur si me magji

Presidenti Donald Trump vijon me reagimet e tij në Tëitter teksa akuzon se votat kanë filluar të zhduken. Ai shkruan se mbrëmjen e kaluar, Trump udhëhiqte bindshëm ndërsa me kalimin e kohës, votat filluan të zhdukeshin me magji.

"Mbrëmjen e kaluar unë isha duke udhëhequr, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet që Demokratët drejtoheshin dhe kontrolloheshin. Pastaj, një nga një, votat filluan të zhdukeshin me magji ndërsa numëroheshin hedhjet e befasishme të votave" - shkruan Trump.

Ora 12:29
Votimi me postë mollë sherri për zgjedhjet në SHBA

“Mail voting”, mundësia për të votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë është bërë në këto momente vendimtare, në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve dhe  nxitës për akuza të shumta të presidentit në detyrë për manipulimin e procesit zgjedhor.

84 milion qytetarë e kanë përdorur këtë formë votimi, për të shmangur infektimin me Covid-19 apo edhe për lehtësi të tyre, gjë e cila do të ndikojë edhe në shtyrjen ose vonimin e rezultatit përfundimtar.

Demokratët e kanë mbështetur votimin me postë që nga fillimi i garës presidenciale për të shmangur radhët e gjata në qendrat e votimit.  Në 34 nga 50 shtetet e SHBA ka qenë e mundur të votohet me postë për vite me radhë, i cili daton nga fillimi i luftës civile.

Në pesë shtete perëndimore, Uashington, Oregon, Colorado, Utah dhe Hawaii, votimi postar është metoda kryesore.

Deri më tani, 45.5% e atyre që votuan herët ishin Demokratë, 30.4% Republikanë dhe 23.5% pa përkatës, deklarojnë mediat ndërkombëtare. 

Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin fillojnë kontrollimin e kartave postare vetëm ditën e votimit dhe disa shtete pranojnë fletëvotimet që mbërrijnë me postë pas ditës së votimit, për sa kohë janë dërguar brenda 3 Nëntorit.

Pas deklaratave të Trump se do të kërkojë ndërhyrjen e Gjykatës Supreme për të mos marrë në konsideratë votat e arritura pas 3 nëntorit, duke lënë të kuptohet se në rast të fitores së kandidatit demokrat Biden priten beteja ligjore në  Pensilvani, Michigan, Wisconsin.

Ora 11:00
'Do ndalojmë numërimin', stafi i Biden dënon deklaratën e Trump: Fyese, e paprecedentë dhe e pasaktë

Menaxherja e fushatës së Joe Biden, Jen O’Malley Dillon ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

 “Deklarata e Presidentit sonte në lidhje me përpjekjen për të mbyllur numërimin e votave të hedhura në mënyrë të rregullt ishte fyese, e paprcetedentë dhe e pasaktë.

Ishte mizore sepse është një përpjekje e zhveshur për të hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë. Ishte e pashembullt sepse asnjëherë më parë në historinë tonë një president i Shteteve të Bashkuara nuk është përpjekur të zhveshë zërin e amerikanëve në zgjedhjet kombëtare.

Duke inkurajuar përpjekjet e Republikanëve në shumë shtete për të parandaluar numërimin ligjor të këtyre fletëve të votimit para Ditës së Zgjedhjeve, tani Donald Trump po thotë se këto fletëvotime nuk mund të numërohen as pas Ditës së Zgjedhjeve.

Dhe ishte e pasaktë sepse nuk do të ndodhë. Numërimi nuk do të ndalet. Do të vazhdojë derisa të numërohet çdo votë e hedhur siç duhet. Sepse kjo është ajo që kërkojnë ligjet tona – ligjet që mbrojnë të drejtën kushtetuese të çdo amerikani për të votuar", tha Dillon.

Ora 08:36
Trump shpërthen në akuza: Unë kam fituar! Po bëhet grabitje e madhe, Gjykata të ndalojë votimin (VIDEO)

Presidenti aktual Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë për media ku nuk ka ndalur akuzat ndaj palës kundërshtare duke thënë se po vidhen votat.

Teksa u shpreh i bindur se i ka fituar këto zgjedhje tha se po bëhet një grabitje e madhe e kombit me votat dhe për këtë do të shkojë në Gjykatën Supreme.

"Rezultatet e sotme kanë qenë fenomenale. Qytetarët amerikanë u janë drejtuar në numër rekord qendrave të votimit dhe kjo është një shenjë e mirë.  Kemi fituar Ohajon. Kemi fituar Teksasin me diferencë prej 700 mijë votash. Kemi fituar në Georgia.

Ne jemi shumë para në vota dhe ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë. Dikush tha se ka fituar, dhe ndoshta edhe mund të  ketë fituar, por ama ka shumë vota që duhen numëruar atje dhe janë në favorin tonë.) Bëhet fjalë për Arizonan ku Biden ka deklaruar se ka fituar. ( Ka pasur ndryshime votash në momentin e fundit. Por më e rëndësishme është se  ne jemi duke fituar Pensilvaninë me numër të madh votash.  Ata janë shumë larg me 64% të votave të numëruara. Do jetë e pamundur të na mundin në Pensilvani.

Guvernatori i Teksasit ka bërë një punë të mrekullueshme, ai më telefonioi dhe më uroi. Ne fituam. Askush se ka parë këtë. Kemi fituar shumicën e votave në Michigan. Ishte një natë e shkëlqyer. Kemi fituar shtetet e rëndësishme. Çfarë ndodhi me këto zgjedhje. E di çfarë ndodhi? Ata e dinin se nuk mund të fitonin dhe thanë le të shkojmë në gjykatë. E kisha parashikuar unë këtë. E kisha ditur që nga dita që do të çonin në gjykatë. Florida ishte një fitore e jashtëzakonshme. Teksasi gjithashtu. Ohajo. Një ditë e shkëlqyer. Unë e dua shumë Ohajon. Rreth 500 mijë vota më shumë në Karolinën e veriut.

Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje.  Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën Supreme dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme", tha Trump.

Ora 08:11
Akuzat se po vidhen zgjedhjet, 'Twitter' i fsheh postimin Donald Trump

"Twitter" ka vendosur të fshehë postimin e Donald Trump pasi hodhi akuza ndaj kundërshtarit të tij Joe Biden, se sipas tij ky i fundit po tenton të vjedhë zgjedhjet.

Kjo deklaratë e Trump është fshehur menjëherë nga "Twitter" pasi shihet e dyshimtë për mashtrim dhe se kjo sipas tyre mund të ndikojë në zgjedhje.

Ora 08:03
Hodhi akuza se po vidhen zgjedhjet, Trump bën gafë dhe e fshin me sekonda, ngatërron sondazhet me polakët

"Votat nuk mund të vidhen pas mbylljes së "Polakëve".

Këtë kuptim ka marrë deklarata e presidentit aktual të SHBA Donald Trump i cili donte të thoshte se votat po vidhen pas mbylljes së sondazheve.

Kjo gafë e Trump nuk i ka shpëtuar komenteve të mediave të huaja të cilat shkruajnë se më pas presidenti e ka korrigjuar menjëherë gafën.

"Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t'i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen polakët", shkruante Trump.

Ora 07:02
Akuzat e Trump se po vidhen zgjedhjet, reagon Biden: S'më takon mua dhe as Trump të shpallim fituesin, por votuesve

1604468704_Screenshot2.jpg

Joe Biden i përgjigjet Donald Trump pasi ky i fundit akuzoi se po vidhen zgjedhjet. Biden shkruan se nuk i takon atij dhe as Trump që të shpallë fituesin por votuesve.

"Ndihemi mirë për vendin ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.

Nuk më takon mua dhe as Donald Trump për të shpallur fituesin e këtyre zgjedhjeve. I takon votuesve", shkruan ai.

Ora 06:53
Në disavantazh ndaj Biden, Trump hedh akuza të forta: Ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet!

1604469220_trump.jpg

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Donald Trump në një kohë që konkurrenti i tij Joe Biden ka bërë një deklaratë për media ku u shpreh se është drejt fitores.

Trump i cili deri më tani është në disavantazh, në reagimin që ka bërë, shkruan se ai është shumë lart, por sipas tij pala tjetër po përpiqet që të vjedhë zgjedhjet. Ndërkohë paralajmëron se do bëjë një deklaratë të madhe.

"Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t'i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Sondazhet! Unë do të bëj një deklaratë sonte. Një fitore e madhe", shkruan ai.

Ora 06:49
Kryeson me vota ndaj Trump/ Biden optimist në deklaratën për media: Jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje (VIDEO)

Joe Biden i cili deri më tani kryeson në vota përballë kandidatit të tij Donald Trump në zgjedhjet në SHBA, ka bërë një deklaratë ku shprehet se është optimist dhe se ka marrë shenja pozitive në disa shtete. Ndërkaq ai shton se është në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.

"Ne e dinim se vota e hershme do të zgjasë disi procesin por dua tu garantoj se çdo votë që keni hedhur do të numërohet. Ne do të ndihemi mirë në pozicionin që jemi tani. Kemi marrë senja pozitive në shumë shtette në Arizona, dhe jemi  në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje. Edhe pse mund të zgjasë numërimi i votave ai thekson se ne mund të fitojmë në Pesnilvani.

Ne mund të marrim rezultate. Rezultatet e fituesve të zgjedhjeve mund të vijnë deri nesër në mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që u paraqitën në qendrat e votimit dhe shprehën mendimin e tyre. Jam shumë mirënjohës për punën e mrekullueshme të gjithë skudrës që ndihmuan në këtë fushatë. Sa herë vizitoj qytetin tim të lindjes njerëzit më ndalojnë dhe më thonë ruaje besimin dhe ki besim se mund të fitosh", tha ai.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qif.... bol......: 05/11/2020 09:05

    Me pak fjale zjedhje alla italiane peperno

    Përgjigju
  • Tirona: 04/11/2020 18:20

    Deri ne keto momente, sipas CNN, nje konkurence e forte ne Michigan,kur kane ngelur per tu numeruar afersisht dhe 100.000 vota , Biden udheheq me 28,000 vota, ka gjasha qe ky trend mos te ndryshoje...

    Përgjigju
  • Mario: 04/11/2020 11:05

    Jane akoma disa vota per t'u numeruar ne disa shtete percaktuese ku diferenca eshte e ngushte. Aktualisht rezultati eshe 224 me 213 per Biden. Sidoqofte pavaresisht rezyultatit i gjithe procesi dote vendoset ne dhjetor pas vemdimit te gjykates supreme njelloj si para 20 viteve.

    Përgjigju
    • eri: 05/11/2020 10:07

      gjykata supreme eshte 6 me 3 keshtu qe trump kam bindjen absolute qe do betohet ne 20 janar si persident i usa

  • Mandi: 04/11/2020 09:46

    Mendoj se për çeshtjen kombetare shqipetare eshte me mire Biden se Tramp. Kosoven e pranon perfundimisht te pavarur dhe çeshtje te mbyllur.

    Përgjigju
  • lali: 04/11/2020 08:57

    nevada dhe main shkojne per biden dhe te tjerat i shkojne presidentit qe rizgjidhet ne detyre. nese bejne demokratet ndonje prapsi (jane te ngjashem me social komunistet ktu) trump do ti drejtohet gjykates supreme te cilen e ka mbeshtetese te veten pas nga 7 gjyqtare 3 i ka vendosur ai ne detyre. kshu qe shihemi pas 4 vjetesh me dy kandidate te tjere. god bless america

    Përgjigju
    • Ehhuuu: 04/11/2020 20:54

      Me pak fjale si saliu njehere e nje kohe, vet i vinte gjykatesit

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë