Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote

26 Nëntor, 16:02

Ngjitja në podium për herë të parë në Botërorin e skive, të 18-vjeçares që  përfaqëson Shqipërinë ishe moment historik për vendin. Lara Colturi u rendit e dyta në garën e Austrisë, një rezultat që më herët as që ishte imagjinuar për Shqipërinë.

“Ne prisnim në 2 vitet e ardhshme dhe ajo u maturua më shpejt. Për Larën ne duhet të jemi krenar të gjithë bashkë. Vërtetë është me origjinë italiane, por është produkt shqiptar. Kemi ato pak kontribute, por janë esensiale. Lara erdhi 14 vjeç dhe nuk ka garuar për asnjë shtet tjetër. As për Italinë. Lara është krijuar dhe me shpirtin shqiptar e kontributet tona,”-u shpreh Toçi.

Në intervistën për Report TV, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive Elvis Toçi thotë se pritshmëritë për Larën në të ardhmen e afërt janë shumë të larta.

    No videos found.