Riaktivizohet një vatër zjarri në Malin e Tomorrit! E pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit për shkak të lartësisë dhe terrenit malor, kërkohet ndërhyrje nga ajri

9 Korrik 2021, 17:42 | Përditesimi: 9 Korrik 2021, 17:42

Temperaturat e larta dhe era fortë kanë riaktivizuar një vatër zjarri në Mali e Tomorrit. Bëhet me dije se vatra e zjarrit është ndezur në një shpat mali në 1800 metra lartësi. Për pasojë e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit, ndërsa kërkohet ndërhyrje ajri për të bërë mundur shuarjen e flakëve.

KT/Shqiptarja.com