Riaktivizohet vatra e zjarrit në Bilisht, era dhe terreni i vështirë favorizojnë flakët! Perfektura: S’ka rrezik për pikën kufitare të Kapshticës

21 Korrik, 23:52 | Përditesimi: 21 Korrik, 23:52

Një riaktivizim masiv i vatrave të zjarrit ka përfshirë zonën mes Bilishtit dhe rrugës nacionale drejt doganës së Kapshticës. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe tashmë duken qartë edhe në kodrat përreth qytetit të Bilishtit.

A.A/Shqiptarja.com