Riaktivizohet zjarri në malin e Shpiragut

26 Korrik 2025, 12:03 | Përditesimi: 26 Korrik 2025, 12:03

Zjarri në malin e Shpiragut në Berat është riaktivizuar paraditen e kësaj të shtune, ku situata vijon të mbetet problematike. 

Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi 30 mjete po luftojnë me flakët ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë  dhe dy helikopterë të ushtrisë. 

Situata problematike mbetet ende në fshatin Galinë dhe Paftal ku zjarri rrezikon banesat e fshatit. 

I.M/Shqiptarja.com