Riatdhesimi i 19 personave nga Siria, momenti kur ministri Çuçi i takon në aeroportin e Libanit: Edhe pak dhe jemi në Tiranë

1 Gusht 2021, 10:13

Mëngjesin e sotëm mbërritën në Tiranë 19 persona të riatdhesuar nga kampi i 'Al Hol' në Siri. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka takuar 5 gratë dhe 14 fëmijët në aeroportin e Libanit para se të niseshin drejt Tiranës.

"Edhe pak dhe jemi në Tiranë", dëgjohet tu thotë Çuçi.