Riatdhesimi i 19 shqiptarëve nga Al Hol, Gledis Nano: Në kamp janë edhe 30 familje, s'janë identifikuar ende

1 Gusht 2021, 09:03

Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano duke folur për riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga “Al Hol” tha se janë edhe 30 familjarë të tjerë që kanë mbetur në kamp. Ata ende nuk janë identifikuar tha Nano dhe po punohet për rikthimin e tyre.

“Në këtë operacion që finalizuam këta persona janë 5 gra dhe 14 fëmijë që nga sot fillojnë një proces riintegrimi ku  duhet të jenë disa institucione.

Operacioni ka qenë i vështirë dhe për hir të së vërtetës operacioni vështirësohet por në aspektin e sigurisë mbetet ende vështirësia apo mund të themi se ka pasur rritje të shkallës së vështirësisë.

Këtë herë përveç të papriturave  skemi pasur problematika ka qenë e llogaritur koha drejt libanit dhe kthimi.  Janë 30 familjarë të tjerë, por rëndësi mbetet identifikimi i tyre”, tha Nano.