Rihapet 'Gërdeci', avokati Beqiri për Report Tv: Kjo është dosja e parë që po hapet për Berishën, përfituesin kryesor të demontimit të armëve

24 Shtator 2021, 18:23

Rihapja e çështjes 'Gërdeci' pas më shumë se 13 vitesh për avokatin Idajet Beqiri është një ogur i mirë që tregon se Reforma në Drejtësi po jep efektet e saj. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha i bindur se kjo është dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve. Avokati tha se në çështjen "Gerdeci" nuk është përfshirë vetëm Fatmir Mediu, dhe nëse hetimet do të bëhent më të thelluara nga drejtësia e re do të dalin në pah shumë mungesa që ka bërë drejtësia e vjetër e ndikuara nga politika dhe shumë emra të rinj që janë urdhëruesit e Gërdeci.