Rikonstruksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve, Demetja: Gati vitin tjetër! Nuk e kemi vendosur nëse do të jetë muze!

15 Tetor, 16:02 | Përditesimi: 15 Tetor, 16:02

Ndërsa në Galerinë Kombëtare të Arteve vijon puna për rikonstruksionin e saj, mbetet i hapur debati për të ardhmen e saj, nëse do të vijojë të mbetet e tillë apo do të kthehet në një muze. Drejtoresha Adela Demetja, vë në dukje se vendi nuk ka ende një hapësirë tjetër shtetërore për artin bashkëkohor.

r.k./Shqiptarja.com