Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se po ekzekutohen disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.
Mes të arrestuarve është Zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.