Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, goditet arbitri në Delvinë! Ndërpritet ndeshja, gjyqtari transportohet në spital

30 Tetor 2022, 19:16

Ndeshja e javës së pestë në Kategorinë e Dytë mes Delvinës dhe AF Elbasanit u ndërpre pas 50 minutave lojë (0-0). Arbitri kryesor i ndeshjes, fieraku Xhulio Agolli u godit me sende të forta nga tifozët vendas këtë të diel.Të ndodhur pas porte dhe jashtë rrethimit të fushës, tifozët kanë goditur kryesorin e takimit, me lojtarët që sinjalizuan për ndihmë.