Rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës pas zjarreve

26 Korrik 2025, 12:30 | Përditesimi: 26 Korrik 2025, 12:30

Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.

Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.

Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.

Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.

I.M/Shqiptarja.com