Rikthehet në edicionin e 10-të, ‘Korça Short Film Festival’! 35 filma me metrazh të shkurtër nga 28 vende, 5 prej tyre prodhime kinematografike shqiptare

19 Shtator 2023, 17:30

Kinemaja e vjetër “Majestic” në Korçë do të shndërrohet për 5 net me radhë në një qendër të kinemasë botërore. 35 filma nga 28 vende të ndryshme të botës përfshirë edhe Shqipërinë do të konkurrojnë në edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër “Korça Short Film Fest”.