Rikthehet nga Italia për të investuar në vendin e vet, emigranti i zhgënjyer: Bashkia më refuzoi lejen, kam punuar 30 vjet për këtë ditë

19 Korrik 2021, 11:35 | Përditesimi: 19 Korrik 2021, 11:35

Pas 30 vitesh emigracion, Gjin Përleka nga Rubiku vendosi të rikthehet dhe kursimet e jetës ti investojë në vendlindje. Në bashkëpunim me një investitor Italian, burri nga Mirdita mendoj të ngrejë një biznes prodhimi pjesësh makinash, në pronën e tij në qytetin e Rubikut. Prej javësh ka sjell të gjitha makineritë në Shqipëri të cilat kapin vlerën e 150 mijë eurove, por puna ka stopuar, pasi Bashkia Mirditë refuzon të finalizoje lejen për ndërtimin e objektit, me pretendimin se prona e qytetarit është pjesë e një projekti zhvillimor në të ardhmen.

 

r.k./Shqiptarja.com