‘Rikthehet’ pas 32 vitesh orkestra simfonike e Shkodrës, dirigjenti: U realizua ëndrra e shumë brezave

20 Janar 2023, 16:36

Një traditë kulturore e humbur për më shumë se 3 dekada, Orkestra Simfonike e Shkodrës ka rifilluar punën. Për muzikantët Gjon Shllaku e Markelian Kapedani, ky është moment historik për jetën kulturore të Shkodrës.