Rikthehet për të tretin vit festivali i Porto Palermos, ideatori Olen Çesari: Intepretojnë 36 artistë për 5 fundjava

8 Korrik 2023, 22:09

Më 14 korrik ngrin siparin festivali i Porto Palermos që do të sjellë në skenë 36 artistë me famë ndërkombëtare. Festivali do të mbahet për 5 fundjava rresht, ndërsa natën e parë do ta çelin shqiptarët e mirënjohur të muzikës operistike, Gëzim Myshketa e Josif Gjipali.