Rikthimi i basteve, Shyti: Kushti për të pasur llogari bankare step shumë persona! Soko: Organizimi të jetë në pika fizike, online shteti nuk i kontrollon dot

6 Prill 2023, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2023-04-06 18:52:26

Ish kreu i shoqatës së basteve, Arjan Shyti u shpreh pro projektligjit të propozuar për rikthimin e basteve, por sipas tij duhen rishikuar rregullimet që ligji përmban. Nevoja për të pasur një llogari bankare si e vetmja mënyrë për të qenë në gjendje të vendosen baste online, është diçka që do të stepë shumë persona, sipas Shytit.